Policia po heton vjedhjen e një ore “Rolex Ripper”! Media britanike “The Telegraph”, pas vjedhjes mund të fshihen vajza shqiptare që duket se janë të vetmet “fajtore” për fenomenin e çuditshëm që po ndodh aktualisht në ishull, i cili lidhet me vjedhjen e orave luksoze prej të moshuarve.
Derek Freestone, 77 vjeç, është viktima e fundit e një bande që synon burra të moshuar për orët e tyre të shtrenjta por Policia e Hampshire beson se ai është një nga të paktën 10 individët që janë vënë në shënjestër të grupit.
“Grabitësit” paraqiten si punonjës bamirësie dhe u kërkojnë viktimave të tyre të nënshkruajnë një peticion dhe pasi u marrin orën nga dora, ikin me vrap me ndihmën e një makine. Dhjetëra viktima i kanë përshkruar grabitëset si dy gra, të moshës 20 ose 30 vjeç.
Dy gratë, të cilat i thanë Freestone se ishin shqiptare, ishin të veshura me bluza të bardha dhe me pantallona të errëta.
“Unë dhe një shoku ishim ulur në makinë jashtë farmacisë duke pritur për të marrë ilaçet dhe këto dy vajza të reja na erdhën tek makina. Unë hapa derën për të folur me ta pasi mendova se ishin nga farmacia, por me thanë se po merrnin firma për donacione. Në momentin tjetër, më lidhi dhe nuk i nxorra dot jashtë,”-tregoi ai.
Pasi ato ikën, Freestone e kuptoi se kishin marrë me vete orën e tij Rolex Oyster prej 4,500 paundësh. Ai thirri policinë, e cila mbërriti në vendngjarje brenda 20 minutave, por asnjë kamera nuk e kishte kapur krimin. Të nesërmen, më 8 korrik, dhe 112 milje larg ndodhi e njëjta gjë. Por kësaj here u vodh një orë me vlerë 13,500 paundësh.
Kështu që Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur grabitëset: Kushdo që ka informacion në lidhje me këtë incident, ose të cilit i është vjedhur një orë në një mënyrë të ngjashme, duhet të telefonojë 101.”
Marrë nga: The Telegraph