Mblidhet grupi parlamentar i PD-së, pak para seancës në Kuvend i cili do të mbahet në orën 17:00 ku do të votohen strukturat drejtuese.

Kanë mbërritur figurat kryesore të grupeve dhe i pranishën është dhe deputeti Tritan Shehu i cili është mbështetës i Berishës.

Sipas raportimit të gazetares së Fax News Rugova Dunisha edhe grupi parlamentar i PS-së po zhvillon mbledhjen e parë të grupit në kryesinë e kuvendit. Ka mbërritur Kryeministri dhe Taulant Balla që do japin direktivat për seancat e radhës.

Aleatët e PD kanë pasur pretendime për të krijuar një grup të ri parlamentar dhe ende nuk ka ndonjë informacion për ndonjë aksion opozitar sic ndodhi herën e shkuar.