Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Ganni de Biasi ka reaguar me një mesazh pikëllues pas ndarjes nga jeta të fizioterapistit, Ylli Mihali me të cilin punoi për 6 vite.
“Jam vërtet i trishtuar për humbjen e mikut tim Ylli. Personi që e vlerësova shumë, njerëzisht dhe profesionalisht. Fiziku i tij i bëshëm fshehu një shpirt të mirë dhe bujar, një person autentik që e donte punën e tij dhe Kombëtaren tonë. Fatkeqësisht do të kem një mik më pak në Shqipëri, por unë do të mbaj praninë tënde të dashur Ylli në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. PREHU NE PAQE MIKU IM!”, shkruan De Biasi.
55-vjeçari nuk fitoi dot betejën me Covid pasi prej dy javësh ishte i shturar në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë.