Opozita do të përfaqësohet me tre grupe parlamentare në Kuvend, një i PD-së dhe dy të tjerë të aleatëve të saj.
Mësohen edhe emrat e grupeve që do të jenë.
1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
2. Grupi i Aleancës për Ndryshim
3. Grupi për Demokraci dhe Integrim
Në grupin Aleanca për Ndryshim janë deputetët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase.
LSI nuk do të ketë grup parlamentar.
Në seancën e sotme plenare pritet të konstituohen organet e reja të Kuvendit si dhe komisionet e përhershme parlamentare.
-Komisioni për çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, do të drejtohet nga demokratja Albana Vokshi.
Nënkryetare do të jetë deputetja socialiste Klotilda Spahiu.
-Komisioni i Medies, do të drejtohet nga Agron Gjekmarkaj.
Nënkryetar do të jetë Petro Koçi.
-Komisioni i Integrimit do të drejtohet nga demokratja Jorida Tabaku.
Nënkryetare do të jetë ish-ministrja e Drejtësisë Drejtësisë Etilda Gjonaj.
-Komisioni i ligjeve, do të drejtohet nga Klotilda Ferhati.
Nënkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.
-Komisioni i Sigurisë, i është besuar ish-ministrit të LSI-së, tashëm në radhët e opozitës Nasip Naço.
Nënkryetar do të jetë demokrati Flamur Noka.
-Komisioni i Jashtëm, do të drejtohet nga ish-ministrja Mimi Kodheli.
Nënkryetar do të jetë Tomorr Alizoti.
-Komisioni i Ekonomisë, i është besuar Eduard Shalsit.
Nënkryetare do jetë Sorina Koti.
-Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, do ta drejtoje Arben Pllumbi.
Nënkryetar do jetë Helidon Bushati.
Gjithashtu dy kampet kryesore politike kanë propozuar edhe nënkryetarët e Kuvendit. Socialistët do të përfaqësohen nga ish-ministrja Ermonela Felaj, ndërsa demokratët me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj.