Edhe seanca e sotme në Kuvend i ka parë të ndarë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Ish-kryeministri Berisha është futur në Kuvend ku është pritur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu.

Ndërkohë, Basha është shoqëruar nga sekretari i  Përgjithshëm i P-së, Gazmend Bardhi dhe Alfred Rushaj.

Basha ka mbërritur në Kuvend, vetëm pak sekonda para ish-kryeministrit Berisha, të cilin e ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Në seancën e sotme priten të ngrihen grupet parlamentare në Kuvend, ku 3 do të jenë për opozitën dhe 5 për mazhorancë.

emrat e grupeve që do të jenë.

1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë

2. Grupi i Aleancës për Ndryshim

3. Grupi për Demokraci dhe Integrim

Në grupin Aleanca për Ndryshim janë deputetët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase