Met Gala 2021 ka qenë një spektakël i vërtetë.

Në mbyllje të Javës së Modës në New York, të famshmit ndërkombëtarë u mblodhën në Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, duke treguar sensin e tyre të modës, nën temën e sivjetme e cila ishte “moda amerikane”, shkruan Vogue.

Por, aq i mbushur me yje sa tapeti i kuq i Met Gala 2021, ka pasur edhe disa mungesa të dukshme. Disa ishin mysafirë të dashur, mospjesëmarrja e të cilëve u tregua në fillim të këtij muaji për hidhërimin e tmerrshëm të fansave-gjigantët e ngjarjes të cilët, kur janë të pranishëm, nuk dështojnë kurrë të dominojnë mbulimin

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nuk mundi të ishte sivjet pjesë e këtij evenimenti, pasi u bë e ditur se ajo është në xhirimet e filmit të parë.
Ashtu si Dua, u vërejt mungesa edhe e artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila deri më tani nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Met Gala në jetën e saj.

E vetmja nga shqiptaret e pranishme në këtë mbrëmje ishte 30-vjeçarja bukuroshe, Rita Ora, e cila në Met Gala 2021 u pa e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi.