Më fal… ! Shpesh pa kuptuar… Shpesh me dashje, Të kam c’nderuar e mohuar… Shpesh nga grykësia, shpesh edhe nga uria të kam shitur, të kam përbuzur me shpresën se duke shkelur mbi ty, paria do më stoliste e gradonte. Nga verbëria të mohova dhe harrova, e për ndonjë lëngatë fituese tënden, gëzova…

Gëzove dhe ti për mua se brohorita jam shqiptar. C’shqiptare zeza, unë si shumë të tjerë, jemi tradhëtarë. Po, po tradhëtare… Të paudhë, që dinjitetin e nderin e shesim sa herë përdhunuesit e tu 30 vjecarë na e kërkojnë me buzëqeshje të fëlliqur brez pas brezi. Kërkojmë nga ty të shtyjmë e të pështyjmë pse ti s’na bëre zengjin, e ca me njërin, ca me tjetrin përdhunues tëndin, dhëmbët zgërdhijmë. Ulërasim cirremi e shajmë shoshoqin për pushtet, qe ty të shqyejmë ndonjë copë. Kërkojmë nga ty, që ti duhet të kërkoje nga ne… Bëhemi Blu, Mavi e Mavri dhe vetëm kur lëngata jote ndonjëherë fiton, themi: Jemi kuq e zi !Fut

Pa kuptuar cdo ditë të përdhosëm, me shpresën se do fitonim e bëheshim zengjin, pa kuptuar se pasuria sa do e vogël për të gjithë ne, je ti… E sot, kur të shoh si me ngadhnjim, e rrëzuar kërkon sërish t’na bësh krenar. KUPTOJ ! Po, po kuptoj… Paskemi qën ne lypsar… Të c’nderuar e rrezuar pa shkak ,nga vetvetja dhe babëzia për t’mos parë thesarin që kemi pasur kaher. E di qe nuk ka vlerë, e di që nuk kthen asgjë pas. Por dua dhe kam nevojë ta them : Plagët që ty të shkaktova une i ngrati, ja paskam hapur vetes… Në mundesh, Më fal…


Egnatia news

(PS: Tekstshkruesi ka preferuar të mbetet anonim)