Taulant Balla
Për ta përcaktuar dhe që të jetë objekt i punës së përhershme ka sanskionuar që deputetët e opozitës të bëjnë pjesë vetëm në një komision. E drejta për të qenë në 2 komisione i është dhënë vetëm mazhorancës sepse janë shumicë. PS është e vetmja parti që e ka këtë të drejtë. Për të ruajtur këtë balancë, do i kërkoj PD-së të ndreqë gabimin e bërë pasi pashë që kishte propozuar 1 kandidaturë në më shumë se 1 komision. E falenderoj opozitën për mirëkuptimin që patëm dje për diskutime prej 10 minutash për secilin nga deputetët.
Enkelejd Alibeaj
Nuk ka nevojë për falenderime, pasi ju vetëm sa respektuat rregulloren e Kuvendit. Ndërsa sa i përket komisioneve, ato janë vende të opozitës dhe se nuk kanë përse të ja lirojnë këto vende LSI-së për shkak se nuk paskan vend në komisione. Ju zgjidhni hallet tuaja pa i rënë në qafë opozitës.