Gjatë prezantimit të programit qeverisës të madnatit të tretë, kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa kritikuar edhe pushtetin vendor, përsa i përket pastrimit të qytetit. Rama e bëri të qartë se asnjë bashki nuk do të merrte asnjë lloj granti nga qeveria nëse nuk pastron plehrat nëpër rrugë. Gjithashtu ai tha se nuk do të toleronin më mbylljen e njërit sy nga ana e bashkive kur vjen fjala për ndërtimet pa leje.

Ndërsa më tej, ai tha se në qershor të vitit 2022 do të hynte në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike.

Kryeministri Edi Rama

Asnjë bashki që nuk do të pastrojë plehrat nëpër rrugët e qytetit, nuk do të marrë asnjë grant. Nuk do toerojmë më mbylljen e njërit sy nga pushteti vendos sa i përket ndërtimeve pa leje. Ne duam ta bëjmë Shqipërinë e 2030 kampione të turizmit në ballkan por për ta bërë këtë duhet të garantojmë pastërti dhe siguri. Sa i përket sezonit turistik ishte një këmbanë alarmi pasi kishte plehra dhe ndërtime pa leje kudo në bregdet.

Një plan i ri agresiv, për ti nxjerrë jashtë këta armiqë shpërfillës të të ardhme të këtij vendi. Vija bregdetare e Shqipërisë, prej ku mund të përfitojmë gjithmonë e më tepër.Patreiotizmi nuk është të mallkosh një vend të tjetër, por të duash vendi tënd, të ruash mjedisin që nuk të takon ty. Në qershor të vitit tjetër do të hyjë në fuqi ndalimi i përdorimit të qeseve plastike. Janë ktheyr në makthin tonë, do të sanksionohen pa tolerancë. Do anullohen leje dhe licensat për të grumbulluar mbetje të riciklueshme.

fax