Nga foltorja e Kuvendit, duke iu drejtuar në veçanti opozitës kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se procesi i integrimit nuk varet nga Shqipëria, por Bashkimi Europian nga problemet e veta.
Kreu i qeverisë foli sipas tij edhe për arritjet e Shqipërisë gjatë qeverisjes së socialistëve. Teksa tha se askujt nuk ia merrte mendja se kancelarka gjermane do të vinte dy herë në Tiranë, solli edhe reagimin e opozitës dhe kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e replikoi.
“Por tani edhe fëmijët e kanë kuptuar që ato punë varet si e kanë hallin e tyre ata që e kanë në dorë jo nga sa e kemi zgjidhur ne. Kjo nuk ka për ne asnjë rëndësi. E kuptojmë më së miri. Në BE për shkak të problematikave të brendshme, por kjo nuk ndryshon asgjë në përpjekjen tonë për të ecur përpara. Se kur hapet konferenca dhe se kur mbyllet kjo nuk është në dorën tonë dhe nuk është e jona. Por balta që eksportohej nga këtu ulte Shqipërinë dhe e bënte të dukej si stan me lepur. Siç më patë thënë një zonjë se na bënte si të vetmin vend në BE ku njëra palë paraqitet si zëdhënëse për integrim dhe pala tjetër si zëdhënëse kundër vullnetin në mërgim.
Kush e imagjinonte se kancelaria do të vinte dy herë në Tiranë. (Flet opozita dhe Basha) Jo nuk ka për vizitë bilaterale, por për Kosovën. 1 herë për vizitën e parë dhe herën e 2 për të bërë dhe një samit me përfaqësuesit. E pra ky është vëtëm një shembull që të mos e lejmë vetëm një”, deklaroi Rama.
Kryeministri nuk ka lënë pa e thumbuar paraardhësin e tij, Sali Berishën, i cili ndodhet në sallë. Rama tha se në fundin e viteve të tij në pushtet asnjë i huaj nuk po e vizitonte më Shqipërinë.
“Fakti që Shqipëria u bë vendi i stërvitjes së NATO-s e ka një lidhje. Shqipëria nuk e mbyll karrigen si një vend guak. Mos të kujtojë njëri këtu se po flas për Belulin, kam marrë mesazhe nga ndërkombëtarët për qëndrimin e Shqipërisë në forumin për çështjen e Krimesë. Gjatë fundit para fillimit të ri. Tiranën nuk e vizitonte më askush përveç ndërmjetësuesve të huaj. Ndërsa kryeministrin nuk e ftonte më askush në periudhën e fundit, por përtej këtyre kam diçka të rëndësishme. Mos është e rastit pozicioni i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kur gjysmë satrapi i trajtonte sikur bashkëqeveriste me ta,” tha Rama. g.v/abcnews.al