Peshkarexha “Shën Nikola” ka humbur kontaktet mbrëmjen e djeshme në Vlorë, pro fatmirësisht është gjetur ditën e sotme.
Peshkarexha në fjalë kishte në bord dy peshkatarë. Prej ditës së djeshme dhe në vazhdim nuk kishte asnjë kontakt me këtë peshkarexhë.
Ditën e sotme është vënë në lëvizje policia kufitare, e cila ka mundur ta identifikojë dhe ta gjejë këtë peshkarexhë rreth 15 milje larg Ishullit të Sazanit, shkruan Tch.
Fatmirësisht janë gjetur dhe janë në gjendje të mirë edhe dy peshkatarët, të cilët janë duke u tërhequr në Tri Port.