Xiaomi ka prezantuar serinë e re 11T, ku pajisja kryesore është 11T Pro që është i pajisur me sistemin e karikimit të shpejtë HyperCharge 120W. Ky smartphone ka një bateri prej 5,000mAh, dhe Xiaomi tregon se ky sistem karikimi mund ta karikojë atë plotësisht në vetëm 17 minuta. Ndërkohë një karikim prej 10 minutash do ta çonte pajisjen nga 0 në 72%. Kjo kohë është edhe më e shpejtë se Xiaomi Mi 10 Ultra që u prezantua në Kinë vitin e kaluar.
11T Pro është pjesërisht i ndryshëm nga flagship Mi 11 që u prezantua gjatë këtij viti. Ai ka një dizjan më katror me kapak plastik, megjithëse në pjesën e brendshme gjenden komponentë të njejtë si proçesori Snapdragon 888 dhe kamera 108MP. Ekrani ka një madhësi prej 6.67 inç dhe ka refresh rate prej 120Hz.
Xiaomi do të prezantojë gjithashtu dhe 2 smartphone budget në linjën 11T ku asnjëri prej tyre nuk do të ketë sistemin e karikimit të shpejtë HyperCharge 120W.
11T përdor një proçesor MediaTek Dimensity 12000-Ultra dhe sistemin fast-charging 67W, që e karikon plotësisht telefonin në 37 minuta, ndërkohë që versioni 11T Lite 5G përdor proçesorin Snapdragon 778 dhe ka bateri me kapacitet 4,250mAh.
Xiaomi 11T Pro do të fillojë nga €649, dhe modelet e tjera 11T dhe 11T Lite do të fillojnë nga €499 dhe €369 respektivisht.