· Maska me kos dhe mjaltë:
Përzieni 2 lugë çaji me mjaltë, dhe një lugë çaji me kos. Aplikojeni në fytyrë, duke pas kujdes linjën e flokut, zonën e nofullave dhe zonën me akne. Mbajeni për 10 minuta dhe me kujdes pastrojeni me një peshqir të lagur.
· Maska me kanellë dhe mjaltë:
Miksoni 2 lugë çaji mjaltë, një lugë çaji vaj kokosi dhe ½ lugë çaji kanellë e bluar imët. Vendoseni në fytyrë. Kujdes zonën e syve pasi kanella mund të shkaktojë irritime. Mbajeni për 5-10 minuta dhe hiqeni me një peshqir të njomë. Mjalti dhe kanella, të miksuar së bashku luftojnë aknet, për shkak të vetive anti-inflamatore, antioksidative dhe antibakteriale.
Shtoni disa pika vaj peme çaji tek secila nga maskat e mësipërme. Vaji i pemës së çajit konsiderohet si një trajtues shumë i mirë i akneve.