Kreu i PD-së Lulzim Basha, i kalon edhe kufijtë e qesharakes. Ai tallet dhe qesh edhe me ata që ka futur vetë në lista dhe i ka sot në Kuvend.
Një gjë e tillë është parë në seancën plenare maratonë, ndërsa fliste deputeti i tij që përfaqëson Lushnjen Saimir Korreshi.
Ky i fundit nga foltorja e Kuvendit ka kritikuar qeverinë për gjendjen e vështirë në të cilën qytetarët ndodhen.
Ndër të tjera, Korreshi, ka sjellë me raste konkrete dhe situata të caktuara të cilat kanë bërë që deputetët të “shkriheshin” së qeshuri.
Në këtë gallatë, është përfshirë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili iu është bashkuar socialsitëve, duke qeshur, me deklaratat me deklaratat e deputetit Korreshi.
“Këtu u tha se këtu kemi bërë shëndetësinë jashtëtoksore. Po hajde njëherë në spitalin e Lushnjës, të del miu nga këmbët e nuk din ku të vesh. Ju jetoni në ëndrra. Thoni se do bëni shkolla por nuk kemi më nxënës se të gjithë fëmijët kanë ikur”, ka thënë Korreshi, duke shkrirë gazit, Bashën dhe socialistët.
Më poshtë po sjellim foto video (pas minustës së 6) se si gajasen jo vetëm socialistët por edhe Basha me listën e tij, nga fjalimi i deputetit Saimir Korreshi.