Është e paqartë nëse Samsung do të përdorë sensorët ekzistues që janë përdorur në smartphone të tjerë apo ka përgatitur një sensor të ri specifikisht për Galaxy A73.
Në smartphone-in S21 Ultra, Samsung ka përdorur sensorin ISOCELL HM3 1/1.33 inç, i cili vjen me pixels me përmasa 0.8 nanometër. Ndërkohë që në versionin e ardshëm S22 Ultra, raportimet e tanishme sugjerojnë se do të përfshihet një sensor i rifreskuar 108MP me disa optimizime në software.
Më parë The Elec raportoi se Samsung do të përfshijë optical image stabilization (OIS) për të gjithë smartphone-t në serinë Galaxy A. Aktualisht Galaxy A52 dhe A72 që u prezantuan këtë vit janë të pajisur me OIS, bashkë me Galaxy A22. Megjithatë për sa kohë nuk ka një deklaratë zyrtare nga Samsung, përfshirja e tyre nuk është e sigurtë.