Ditën e merkurë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të izoluara përgjatë relieveve malore kryesisht në mesditë e pasdite.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, e hera-herës pergjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 10°C deri në 23°C
zonat e ulëta 14°C deri në 28°C
zonat bregdetare 15°C deri në 27°C