Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë shtetasin S. G., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e një lavazhi, nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas i ka vjedhur një xhup shtetasit A. K., brenda të cilit ndodheshin 22.000 lekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.