Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mësohet se ka zbarkuar paraditen e sotme në zyrat e Kadastrës së Vlorës.
Vizita e befasishme e SPAK mësohet se lidhet me hetimin e një dosje pronësie në qytetin e Sarandës.
Denoncimi është bërë nga pronari që pretendon se ka shkelje dhe abuzim nga drejtuesi i Kadastrës në Vlorë.
SPAK zbarkoi në këtë institucion një ditë pas dorëheqjes së Klodian Trocit si kreu i Kadastrës.
Largimi i tij mësohet se është bërë për arsye personale dhe në vend të tij sot është emëruar Reinard Meta.
Ky i fundit është i 14-i drejtues që emërohet në dy vite, nga shtatori i 2019 deri tani.
Troci kishte rreth 1 vit në krye të Kadastrës së Vlorë, ndërsa kishte qenë edhe në 2019 pjesë e këtij institucioni por u shkarkua si rrjedhojë e furtunës në Kadastrën e Vlorës.