Tani raportimet e fundit po tregojnë se Samsung po planifikon integrimin e një S Pen në gjeneratën e re të Galaxy S22 Ultra, njësoj si në linjën Note. Për të arritur këtë gjë Samsung do të kryejë disa modifikime në dizajn për të hapur mjaftueshëm hapësirë për S Pen.
Besohet se ekrani do të ketë një aspect ratio 19.3:9, duke u bërë kështu njësoj me Note 20 Ultra. Dhe cepat e pajisjes pritet të jenë disi më pak të rrumbullakosura se në serinë S21, por jo aq katrore sa Note 20 Ultra.
Në njëfarë mënyre, dhe pse në trupin e S22 do të ketë një S Pen, kompania ka arritur të përfshijë një bateri 5,000mAh, 500mAh më shumë se në Note 20 Ultra, sipas leaker-it mjaft të njohur IceUniverse. Deri më tani nuk ka patur disa renders të besueshëm mbi dizajnin e Galaxy S22, i cili mund të lançohet në janarin e vitit 2022.