Nga Ema Shazivari

Leonard Byku erdhi një muaj më parë nga Italia, për të qëndruar pranë nënës së tij e cila ishte infektuar me COVID. Në datën 5 shkurt, ajo ndërroi jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Që prej katër orësh pret të marri sendet personale të nënës, por thotë se kanë sorollatur.

“Që në orën 8 që jam këtu dhe s’i kam marrë akoma, më thanë do të vijë infermierja, do i bëjë gati.

https://youtube.com/watch?v=BXoW4IICXb4%3Ffeature%3Doembed

Po s’i prunë edhe tani ti mbajnë nëse kanë ngelë edhe për telefonin dhe sendet personale të njerëzve. Ditën që erdhën me marrë kufomën, nuk morën asgjë. Sot jam kthyer pasi bëmë varrimin. Këta thonë, prit, prit” tha ai.

Ka edhe qytetarë të tjerë të cilët ankohen për mungesën e informacionit, rreth familjarëve të shtruar aty.

“Kam bidonët e ujit që në mëngjes, dua t’i fus brenda, por asnjë, a ka ujë aty brenda apo? S’e cfarë bëhet?!” tha ai.

Mungesa e informacionit, por edhe pritjet e gjata pranë spitaleve, është një fenomen që hasin gjithmonë familjarët. Pavarësisht se janë vendosur koordinatore, kjo gjë nuk është zgjidhur./ db/ Abcnews.al