Ndodh mrekullia! Pas katër orësh nën kabinën e kamionit të përmbysur në Kozare të Kuçovës, shoferi Alit Pirja është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.
Ai është dërguar në spitalin rajonal të Beratit për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme mjekësore.Pirja i cili ka qenë i vetëdijshëm në momentin e përfundimit të operacionit të shpëtimit dhe ka komunikuar me forcat zjarrfikëse.Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe shërbimet e policisë të cilat po punojnë për të përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.Dyshimet paraprake janë se Pirja ka humbur kontrollin e automjetit pikërisht në aksin rrugor Kozare-Belsh duke dalë jashtë rruge. m.v/abcnews.al