Policia e Shkodrës ditën e sotme ka arrestuar një 33-vjeçar të cilit iu sekuestruan armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi me iniciale S.M të cilit gjatë kontrollit në banesë iu kap në flagrancë 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Njoftimi i plotë:
Shkodër/Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga një 33-vjeçar që posedonte armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, falë edhe bashkëpunimit me qytetarët, Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat” në DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e marra se një shtetas posedonte armë zjarri dhe sende të kundërligjshme me vete, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit për të cilin disponohej informacioni.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit S. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë luftarakë dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 33 vjeç, banues në Ganjollë, Shkodër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje“ dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.