Diaspora dhe mërgata shqiptare nuk ka mbetur pas, ku i është bashkuar protestës që vijon prej 12 ditësh tashmë me pjesëmarrje masive, me mijëra qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.
Dy karrige janë shfaqur sot në protestë, ku ishin vendosur postera ku shkruhej : Ikur në Angli, Ikur në Belgjikë, ikur në Austri, ikur në Gjermani, për të gjithë rininë e larguar nga vendi dhe që nuk kanë mundësi të jenë sot në shesh për të shprehur vullnetin e tyre.






