Rreth orës 09:00 të paradites së sotme presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ajo u prit në pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni shtetërore.
Ata nderuan në këmbë himnet dhe më pas duke ecur në tapetin e kuq në ambientet e brendshme të Pallatit të Brigadave shkrepën edhe foton zyrtare për të vijuar takimin kokë më kokë me dyer të mbyllura.
Pas takimit me kreun e qeverisë, presidentja e Komisionit Evropian do të drejtohet për në presidencë ku do të takohet me presidentin Ilir Meta.
Ndërkohë pas orës 11:00 ajo do të zhvillojë një vizitë në një shkollë në Qerek të Krujës ku do zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrin Rama. m.v/abcnews.al