Në këtë rast nuk kemi vetëm kapjen e një fotografie dhe lëshimin e saj në folderin brenda memories, por SSD do të funksionojë me strukturën e qëndrueshme të neuroneve në trurin e njeriut.
Idea është që të arrihet të krijohet “harta e lidhjes neuronale” e trurit duke përdorur një grup nanoelektrodash të krijuara nga shkencëtarët të cilat janë në gjendje të regjistrojnë shumë shpejt sasi të mëdha informacioni. Më pas ato do të kalojnë në një rrjet 3D me densitet të lartë të SSD, dhe qëllon që Samsung të jetë “mjeshtër” në krijimin e SSD të kualitetit të lartë.
“Autorët kërkojnë të krijojnë një proçesor memorie që i përafërsohet aftësive unike llogaritëse të trurit: energji e pakët, mësim i menjëhershëm, adoptimi sipas ambientit, autonomia dhe njohja e situatës në të cilën ndodhen, aftësi të cilat deri më tani kanë qenë shumë larg teknologjisë aktuale.
Samsung tregoi shkurt për një deklaratë për shtyp : ”Kjo është një skemë që shkarkon direkt hartën e lidhjes neuronale të trurit në proçesorin e memories.”