Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për reciprocitetin e targave. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për uljen e tensioneve.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajčák. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit. Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë,” shprehet Basha.

Në Bruksel, Kosova dhe Serbia u pajtuan sot që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas. g.v/abcnews.al