Mesditën e sotme një automjet ka shpërthyer në flakë në Rrugën e Kavajës.
Si pasojë e defektit teknik, makina e 27-vjeçarit me iniciale E.S është shkrumbuar. Policia njofton se fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:55, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues E. S, 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme për drejtuesin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.