Kryetari i Grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla
“Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qakullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy sëbashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburantit. Ish-ministri juaj Bode argumentonte se ishte mënyra e vetme për të mbledhur këtë taksë. Bode erdhi asokohe që kjo të futej në çmimin e karburantit. U bë 17 jo 24 siç thotë Luli. Dhe Lulit i them mos hyj te shifrat se je zot na ruaj. Pra është e vetmja mënyrë për ta mbledhur këtë taksë,” u shpreh Taulant Balla.