Muaji Tetor njihet ndryshe si muaji Rozë si një mënyrë për të sensibilizuar femrat për sëmundjen e kancerit të gjirit. Referuar shifrave rezulton se rreth 450 femra çdo vit në vendin tonë diagnostikohen me këtë sëmundje .Ajo që vihet re është se numri I të prekurave është në rritje.
Në një vit në qarkun e Elbasanit diagnostikohen afërsisht 100 femra me sëmundje të gjirit.
Sipas mjekes onkologe Luljeta Vathi janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shfaqen e kësaj sëmundjeje po ajo që është thelbësore është fakti se kapja në kohë e sëmundjes bën të mundur shërimin e saj.
Edhe pse vërehet një rritje e numrit të femrave që kryejnë kontrolle të vazhdueshme rutinë sërisht situate duket më shqetësuese në zonat rurale ku femrat e konsiderojnë këtë sëmundje ende si tabu.
Edhe pse e kanë tashmë informacionin për këtë sëmundje dhe janë në dijeni të rëndësisë së tij sërisht femrat në Elbasan thonë se nuk I bëjnë kontrollet rutimë madje disa prej tyre refuzojnë edhe ta përmendin si emër këtë sëmundje.
Sa I takon grupmoshës edhe këtu ka një ulje të moshës së femrave të prekura.
Mjekja ka një apel për çdo femër që mbase ka dyshime për shëndetin e saj ngurron të drejtohet tek mjeku.
Aktualisht shërbimi I mamografisë në spitalin e Elbasanit ofrohet falas ,mjafton që të keni kartën e identitetit për të kryer kontrollin e nevojshëm./Egnatia news
(Të plotë intervisten me mjeken Luljeta Vathi do ta ndiqni në edicionin informativ në orën 16:30 në Egnatia news)