Në një “Puskas Arena” të boshatisur, sot në orën 20:45, Shqipëria do të mësojë nëse do të vijojë ëndrrën për një kualifikim në Botërorin e Katarit apo do të pranojë objektivin tjetër, për vendin e tretë.
Kuqezinjtë do të ndeshen sonte përballë Hungarisë që luan në një stadium të boshatisur, që detyrimisht duhet të na favorizojë ne në fushë, por diçka e tillë mund të kthehet edhe në forcë për ekipin e drejtuar nga Marco Rossi, të cilët impresionuan në Euro 2020.
Gjithsesi, Edy Reja foli dhe e pranoi vet se nuk ka vendosur ende për formacionin dhe se aspekti fizik do të jetë thelbësor për të zgjedhur 11-shen titullare për këtë duel.
Në portë, tashmë i konfirmuar është Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje treshja e konfirmuar Gjimshiti, Kumbull dhe Ismajli teksa nga krahët janë Hysaj dhe Trashi.
Në mesfushë është dilema e parë e trajnerit Italian pasi me Baren dhe Gjasulën është në balotazh të luajë Bajrami apo Çekiçi. Zgjedhja do të bëhet në momentet e fundit ndërsa edhe në sulm, mendohet për një ndryshim, Uzuni në vend të Manaj.
Sulmuesi i Ferencvaros mund të preferohet pasi njeh më mirë lojtarët vendas e gjithashtu luan më shumë se Manaj këto kohë. Njëri prej tyre do t’i bashkangjitet titullarit fiks, Cikalleshi./Ora News/.
Berisha
Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti
Hysaj, Gjasula, Bare, Bajrami(Çekiçi), Trashi
Cikalleshi, Manaj(Uzuni)