Është përcaktuar fituesi i tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, me vlerë pa TVSH 17 036 526 000 Lekë, 17.03 miliard Lekë ose rreth 139.6 milion Euro.
Pas njoftimit që bëri Kryeministri të premten pas orës 23:00, për fituesin e Rrugës Orikum Himarë, edhe Agjensia e Prokurimeve Publike ka nxjerë tashmë njoftimin zyrtar per fituesin e tenderit per ndertimin e Tunelit te Llogarase.
Tenderi në fjalë është fituar nga një bashkim operatorësh me dy kompani Turke, dhe përfshin ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës SH8 (Vlorë – Sarandë).
Kompania turke që fitoi tenderin përbëhet nga bashkimi i dy subjeketeve të mëposhtme:
– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll)
– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.
Në tender morën pjesë edhe katër bashkime të tjera Operatorësh mes tyre edhe një tjetër Kompani Turke dhe një Kineze me ofertë të lartë se Fondi Limit. Në finale është njoftuar Bashkimi i dy operatorëve ekonomik, kompani turke si fitues me ofertën më të leverdisshme. Afati për bërjen e rrugës dhe tunelit është 37 muaj pas nënshkrimit të kontratës.
Më Parë Ministria kishte tenderuar të njëjtin objekt duke finalizuar procesin deri në vlerësimin dhe renditjen e Konkurruesve ku Gjoka shpk ishte renditur si ofertuesi më i suksesshëm. Por Ministria vendosi ta anulojë procedurën e parë dhe rishpalli tender duke mundësuar tashmë Biznesin Turk të ndërtojë një nga veprat më të rëndësishme të Infrastrukturës Rrugore, impakt në Zhvillim dhe Turizëm.