Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se si pasojë e reshjeve të shiut që ka shkaktuar rrëshqitje të dherave, një pemë është rrëzuar mbi linjën ABC në zonën pranë banesave sociale duke shkaktuar dhe thyerjen e shtyllës.
Si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur pa energji elektrike një pjesë e zonës së Farkës.
Grupet e OSSH në njësinë nr.2 në Tiranë po punojnë për vendosjen e shtyllës së re dhe rikthimin e energjisë.
Top Channel