Ndërron jetë pas infektimit me Covid-19 shkrimtarja dhe gazetarja Zenepe Luka.

Ajo ka qenë e shtruar në një prej spitaleve Covid në Tiranë por pa mundur të fitojë betejën me virusin.

Më 1 shkurt ishte vetë Luka që njoftonte infektimin me koronavirus.

COVID 19 më prek në ditën e festës. Do t’ia dalë duke dëgjuar këngët e mikut tim Albano. Kush më do të lutet për mua. Pranë meje me këshillat Prof. Najada Çomo prof. Tritan Kalo“, shkruante Luka.

Zenepe Luka është autore e 18 librave, ndërsa ka përkthyer në shqip edhe librin e këngëtarit të njohur italian Albano Carrisi.

Oranews