Një i ri shqiptar vetëm 22 vjeç humbi tragjikisht jetën në Terni të Italisë.
Viktima, sipas mediave italiane, është Riçardo Kahuqi, me origjinë shqiptare, por rezident në San Gemini. Bashkë me të udhëtonte edhe e dashura e tij, po 22-vjeçe, e cila mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria.
Çifti i të rinjve udhëtonin me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasja me një kamion. Kahuqi humbi jetën në vendin e ngjarjes. Aksidenti rëndë ndodhi rreth orës 19:30 të së martës.
Sa i përket shkaqeve të ngjarjes tragjike, autoritetet italiane kanë nisur hetime