E ndikuar nga komentet që i bënte shpesh partneri i saj, një grua vendosi të kryente disa ndërhyrje kirurgjikale për të ndryshuar pamjen e saj. Svetlana, 37- vjeçarja, arkitekte në profesion e kreu këtë ndërhyrje kirurgjikale por rezultati ishte aspak si ajo e ka pritur.
37-vjeçarja pretendon se kirurgu i saj, ka përdorur një ilaç i cili ka shkaktuar në lëkurën e saj plakjen, çka nënkupton se e ka bërë atë të duket më e vjetër.
Në një video, ajo trondit me deklaratën e saj, teksa tregon transformimin e frikshëm.“ Fytyra ime u tkurr si një mumifikim ,” shprehet 37-vjeçarja. Ndër të tjera, ajo është shprehur se brenda disa ditësh, lëkura rreth syve të saj ishte tharë plotësisht.“Kishte ndryshime të shpejta, çdo orë fytyra ime ndryshonte“, shprehet ajo.