Si pasojë e përfshirjes së apartamentit nga flakët, nënë e bir u hodhën nga dritarja dhe fatkeqësisht e moshuara ndërroi jetë, ndërsa djali ndodhet në spital.

Viktima është Hava Osmenaj. I lënduar ka mbetur djali i saj Klodjan Osmenaj.

Djali njihet si tip problematik, vuante nga problemet mendore dhe dyshohet se ka qenë ai që ia ka vendosur zjarrin shtëpisë.

Familja jetonte prej disa vitesh në zonën e “Astirit”. Grupi hetimor ka marrë në pyetje edhe banorët e zonës për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:55, ndërsa zjarrfikësja është njoftuar me vonesë./ Abcnews.al