Zbulohen detaje të reja nga tragjedia e turistëve rusë në Qerret të Kavajës. Recepsionisti i hotelit ka gjetur trupat e pajetë të katër turistëve rusë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë. Burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se hetimet po kryhen në dy drejtime për rastin.

Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekspertizën e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun. Paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza për analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës së hotelit.

Lajmi ne perditesim