Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë për media të KQZ-së tha se të gjitha qendrat e vendvotimit në tërë Kosovën janë hapur me kohë.
Ai tha se deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi. Zëdhënësi i KQZ ftoi qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Ju njoftoj se në orën 7 janë hapur të gjitha vendvotimet. Numri i qendrave të votimit ku ka filluar procesi i votimit është 883 me gjithsej 2,477 vendvotime.
Sot në Republikën e Kosovës mbahen Zgjedhjet Lokale të shtatat me radhë për Kuvende Komunale dhe të pestat për Kryetarë të Komunave. Zgjedhjet mbahen për të zgjedhur 38 Kryetarët e Komunave dhe 1,002 anëtarët e 38 Kuvendeve Komunale.
Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje është: 5 mijë e 364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për Kryetar Komune dhe 5 mijë e 198 kandidatë për Kuvende Komunale.
Sipas listës përfundimtare të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1 milion e 885 mijë e 448”, ka thënë Elezi.
Pyetje nga gazetaret
Sa të infektuar kanë votuar? Nuk ka të dhëna sa raste aktive kanë shprehur gatishmërinë për të votuar. Sot besoj do të kemi një pasqyre të qartë sa kanë shprehur vullnetin për të votuar.
Sa emigrante kane votuar? Nga procesi i votimit jashtë, kemi pranuar 15.532 kërksesa për të marrë pjesë. Numri i saktë i atyre që kanë votuar do ta marrim vesh më vonë.
Me qëllim të informimit, KQZ do të mbajë disa konferenca. Konferenca e radhës është në ora 11:30, 15:30 dhe 19:30