Janë arrestuar dy të burgosurit, të cilët ishin arratisur sot rreth orës 14:40 nga Qendra Korrektuese Lipjan.
Kështu bën me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“, thuhet në njoftim.
Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.
A.K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo demtim i pasuris, vjedhje.