Ka përfunduar gjykimi për dosjen e “Toyota Yaris”, ku në portin e Durrësit brenda një mjeti u gjet një shumë prej 3.4 milionë eurosh.
Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit e 6 muaj burg Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”. Nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuajë përfundimisht 1 vit burg.
Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Ceka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj burg.
Ndërkohë që Gjykata ka pushuar hetimet për Alfred Vladin, i cili ishte shpallur kohë më herë në kërkim.