Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ndodhen në konferencë për median pasi ambasadori i BE-së i dorëzoi progres raportin e hartuar nga KE dhe prezantuar dje në Parlamentin Europian.
Soreca nënvizoi edhe një herë mesazhin që u theksua edhe dje nga KE para Parlamentit Europian se vonesat në çeljet e negociatave do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE-së.
“Raporti konfirmon që Shqipëria I ka përmbushur kushtet që ishin përcaktuar nga Këshilli e ne theksojmë që konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet sa më shpejt të mundur dhe përpara fundit të vitit.
Po ndodh punë intensive nga të gjithë udhëheqësit e BE-së për të punuar me shtetet anëtare për të tejkaluar çështjet dypalëshe në mënyrë që kjo gjë të ndodhë sepse shtyrja ose vonesat në lançimin zyrtar do të kenë një ndikim negativ për besueshmërinë e BE-së.”