Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh shkëputur nga fjala e tij një ditë më parë në konferencën për meidat.

Duke  argumentuar rëndësinë e vettingut në politikë të propozuar nga PD, Basha theksoi se është në interes të të gjithë shqiptarëve që llumi i tranzicionit të pastrohet.

“Është interes i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe demokratëve të thjeshtë që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja kanë përdorur politikën për t’u pasuruar dhe kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm se ndajnë me ta favore në kurriz të qindra mijërave sipërmarrësve të ndershëm,” deklaroi Basha. g.v/abcnews.al