Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e kryeqytetit me makinën inteligjente, për evidentimin e rasteve të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës vijuan monitorimin e qarkullimit të automjeteve duke përdorur makinën inteligjente me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit, në unazën e re dhe në segmentin Sau -Teg.
Gjatë orëve të mbrëmjes në rrugët e kryeqytetit me intervale kohore të shkurtra në shumë pika dhe njolla të zeza ku kanë ndodhur më parë aksidente rrugore, makina inteligjente ka konstatuar 205 shkelje për shpejtësi, nga të cilat janë evidentuar 35 raste me shpejtësi nga 89 km/h deri në 105 km/h, dhe në rrugën e Tegut deri në 164 km/h.

“Gjithashtu po gjatë verifikimit rezultoi se krahas shpejtësisë, një numër i madh i drejtuesve të mjeteve kishin bërë dhe një shkelje të dytë, konkretisht 88 ishin edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 54 për mosvendosje të rripit të sigurimit. Ndërkohë si rezultat i kontrolleve intensive në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë📸📟📹, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 1110 masa administrative për shkelje që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me radarë dhe alkooltestues janë pezulluar edhe 40 leje drejtimi për shpejtësi dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj👮🏻♂🚔”, thuhet në njoftimin e policisë.