Pas skandalit me Arjonin,që bëri bujë të madhe, Ana Lleshi u përjashtua nga “Për’puthen” për shkak të thyerjes së rregullit bazë të programit.

Më vonë ajo u rikthye në “Për’puthen Prime” dhe sërish tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke i dhuruar një puthje në buzë Atdheut. Ky i fundit nuk u largua nga emisioni, por tha se kjo ishte thjesht një puthje lamtumire.

Mirëpo Ana nuk e mbylli me kaq dhe sot u shfaq sërish në program. Këtë herë jo si konkurrente, por si prezantuese në vend të Bora Zemanit, që sot fitoi betejën me Covid-19.

Sapo hyri në program Ana nisi të flirtonte me Andin, që ka pak kohë që është bërë pjesë e emisionit.

Ajo u shpreh se me të mund të ishte përputhur, sigurisht nëse Atdheu nuk do të ishte më pjesë e emisionit.

Ana tha se ajo vazhdon të jetë beqare dhe me shaka u shpreh se do të marrë pjesë në “Për’puthen 40”.

“Vazhdoj të jem beqare, më duket se do futem te ‘Për’Puthen 40’. Po ju djemtë e rinj? Andi, nëse do isha këtu do të përputheshim bashkë, nëse nuk do të ishte Atdheu sigurisht”, tha Ana.

Mirëpo dhe Andi ja ktheu me të njëjtën mënyrë Anës dhe gjatë programit bëri një kërcim seksi vetëm për të.

Ai u nxit nga deklarata e Rinianit se kishte punuar si striptist dhe Andi u ngrit e kërceu në mes të studios bashkë me Anën. Ai u zhvesh para kamerave, ndërkohë që Ana e shijoi shumë kërcimin.

Expres