Rasti i ekstradimit të Fatos Hysenit nga Italia për në Shqipëri, kanë nxjerrë në pah detaje të reja lidhur me avokatin i cili mbronte çështjen e të dënuarit.
Mësohet se avoktai Lavdosh Shehu i cili kishte nën ngarkim mbrojtjen e Fatos Hysenit, i kishte marrë këtij shtetasi plot 12 mijë euro. Ky detaj është denoncuar nga e ëma e të dënuarit.
Ndërkohë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zbarkuar në zyrën e avokatit Shehu për të mbledhur dosjet që kanë qenë në shqyrtim të këtij avokati.