Shkak mungesa e studentëve

Shumë programe në universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’ të Elbasanit po rrezikojnë që këtë vit të mos hapen për shkak të mungesës së studentëve. Një nga degët e cila është duke rrezikur mbylljen është edhe ajo e Matematikë Fizikës . Kur kanë mbetur vetëm 4 ditë nga mbyllja e fazes së 3-të të regjistrimeve në këtë program rezultojnë vetëm 3 studentë që e kanë mbyllur proçesin e regjistrimi. Siç tregojnë edhe pamjet ,pavarësisht se ka një javë që ka filluar viti akademik sallat dhe laboratorët e universitetit të përshatura për zhvillimin e lendëve janë të mbyllur.

Në një prononcim për mediat Rektori i universitetit Skënder Topi konfirmoi se veç programeve të fakulteti të mjeksisë të mjeksise dhe një pjesë të Ekonomisë të tjerat kanë ende kuota të lira.

Ndër programet të cilët rrezikojnë që të mbyllen po ashtu janë edhe ato të mesuesisë ku deri më tani 15 programe nuk e kanë plotësuar numrin e studentëve.Zyrtarisht regjistrimet për fazën e 3-të mbyllen në datë 26 Tetor. Në universitetin e Elbasanit janë aktualisht 90 programe./EGNATIA NEWS