Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca i ka dorëzuar sot presidentit Ilir Meta Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.
Meta përmes një postimi ne Facebook shkruan se duhen perpjekje të shumëfishuara që procesi të ecë më shpejt dhe duhet te ruhet perspektiva europiane për Ballkanin Perëndimor, si pikë kyçe për paqen dhe stabilitetin dhe mbizoterimin e sistemit demokratik.
Postimi i plotë:
Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Sh.T.Z. Luigi Soreca më dorëzoi sot Raportin vjetor të Përparimit të Shqipërisë drejt BE.
Funksionimi i institucioneve demokratike, respektimi i të drejtave themelore dhe sundimi i ligjit mbeten prioritete parësore për Shqipërinë dhe procesin e saj të anëtarësimit në BE.
Duhen përpjekje të shumëfishuara, që ky proces të ecë më shpejt dhe pa kompromentuar vlerat europiane.
Ruajtja e perspektivës europiane për Ballkanin Perëndimor është kyç për paqen, stabilitetin dhe mbizotërimin e sistemit demokratik, si alternativa më e mirë e qeverisjes.