Këngëtarja Adele, përveç zërit të saj të mrekullueshëm dhe teksteve që prekin zemrat e e gjithsecilit prej nesh, është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të rënies së madhe në peshë vitin e fundit.
Në intervistën për “Vogue”, e para që pas divorcit të saj Adele ka treguar se ajo ha 1 herë në javë ushqim të shpejtë, ose siç njihet ndërkombëtarusht “fast food”.
“Vakti im i fundit ishte McChicken Nugget me një patate të madhe, të skuqur. Unë ha të paktën njëherë në javë në McDonald`s.”
Për dobësimin e saj, Adele sqaroi gjatë se erdhi si pasojë e ushtrimeve që vazhdon t`i kryejë tre herë në ditë, kurse palestrën e nisi për të luftuar me ankthin pas divorcit.
Pra, ajo nuk është dobësuar si pasojë e një diete me vakte të vogla, por prej një kombinimi të ushtrimeve dhe ngrënies shëndetshëm. Kjo nuk do të thotë që herë pas herë nuk ha ushqime me më shumë kalori.