Milioneri amerikan, Robert Durst, është akuzuar në Nju Jork për vrasje rreth zhdukjes së bashkëshortes së tij më 1982, një javë pasi u dënua me burgim të përjetshëm në Kaliforni për vrasjen e mikes më të ngushtë në vitin 2000.
Hetuesi policor i Nju Jorkut, Joseph Becerra, paraqiti ankesë kriminale të martën duke e akuzuar milionerin Durst, 78 vjeç, për vrasje të shkallës së dytë të Kathie McCormack Durst, e cila ishte zhdukur më 31 janar 1982, shkruan Reuters,
Në dokumentin e hetuesit policor thuhet se akuza kundër Durst-it mbështetet në hollësitë e dosjeve të prokurorit të distriktit në Ëestchester, në dosjet e Policisë Shtetërore të Nju Jorkut dhe të prokurorit të distriktit në Los Angeles, bashkë me bisedat me disa dëshmitarë dhe vëzhgime të të pandehurve, intervista të incizuara dhe vezhgime të intervistave të regjistruara të Durst-it dhe dëshmive të gjykatave në procedura të ndërlidhura.
Më 14 tetor, një gjykatës në Kaliforni e dënoi Durst-in me burgim të përjetshëm pa mundësi të faljes për vrasjene mikes së tij më të mirë, Susan Berman, në vitin 2000.
Durst është prekur nga Covid-19 dhe ka qenë në ventilator, raportoi javën e kaluar e përditshmja amerikane, “Los Angeles Times