foton ekskluzive të afganit që u qëllua me thikë nga partnerja e tij.

Policia sqaroi në njoftimin e saj se autore është një 26-vjeçare e cila ka qëlluar me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës.javascript:”;

‘Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur dyshohet me mjet prerës bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën’, citohet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.